Flash

Aksion i policisë me dronë në Shkodër, asgjësohet fusha me kanabis

Lapsi.al 26 May 2023
Aksion i policisë me dronë në Shkodër, asgjësohet fusha

Gjatë një operacioni në Shkodër, ku u përfshinë 80 forca policore dhe 6 dronë, asgjësohen 1437 fidanë kabanis në 2 ambiente të ndryshme.

Raportohet se 137 fidanë ishin të kultivuar në kubikë dhe 1300 fidanë të kultivuar në tokë.

Policia e Shkodrës vendosi në pranga 2 autorë të dyshuar për këtë veprimtari kriminale dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, baba e bir.

“Gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Gjuran, njësia administrative Pult, dhe në territorin e fshatit Vilzë, njësia administrative Postribë, u evidentuan të kultivuara në tokë 1300 fidanë cannabis sativa dhe 137 fidanë të tjerë u evidentuan në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë. Fidanët narkotikë janë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

4 shtetasve e dyshuar si autorë kryesorë të kultivimit të bimëve narkotike janë identifikuar.

-U arrestuan në flagrancë shtetasit M. L., 43 vjeç, banues në fshatin Limsh dhe B. F., 53 vjeç, banues në fshatin Vilzë, autorë të dyshuar të kultivimit të 350 fidanëve në tokë dhe 137 fidanëve në kubikë;

-U shpallën në kërkim shtetasit L. F. dhe P. F. (babë e bir), pasi në territorin e banesës së vjetër të tyre, janë gjetur 950 fidanë të kultivuar në tokë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI