Flash

Publikohet fotoja e fundit e Tina Turner para ndarjes nga jeta

Lapsi.al 25 May 2023
Publikohet fotoja e fundit e Tina Turner para ndarjes nga jeta

Ndarja nga jeta e Tina Turner shkaktoi reagime nga miliona njerëz në botë. Mediat i kushtuan hapësira të mëdha lajmit dhe karrierës së saj. Është publikuar edhe fotoja e fundit e 83-vjeçares që tregon këngëtaren legjendare në shtëpi me pantallona sportive.

Fotografia e saj më e fundit u postua në llogarinë e saj në Twitter në mars 2021, më shumë se 2 vjet para ndarjes së saj nga jeta. Turner tregoi se ishte në pritje të dokumentarit të saj të ardhshëm “TINA”. Legjenda e rock ‘n’ roll-it duket në foto duke kënduar e kërcyer bashkë me fansat e saj që duken pas shpinës së këngëtares e cila po përjetonte edhe njëherë performancën e saj në një koncert.

“Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë film me ju. Duke parë skenat e koncertit më bënë të rijetoj disa nga momentet më krenare të jetës sime”, - ka shkruar ajo. Turner vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Küsnacht afër Zyrihut, Zvicër, pasi luftoi me një sëmundje të gjatë. ©LAPSI.al

Turner

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI