Flash

Pezullohen 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT, shpërdoruan detyrën

Lapsi.al 25 May 2023
Pezullohen 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT, shpërdoruan

Shpërdoruan detyrën duke legalizuar pasuri në kundërshtim me ligjin si dhe nuk zbatuan vendimin e shembjes në Durrës, pezullohen 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe të Inspektoriatit te Mbrojtjes se Territorit. Sipas dosjes se prokurorise vepra penale për të cilën akuzohen ka ndodhur ne vititn 2013

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe Inspektoriatit te Mbrojtjes së Territorit pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Nga hetimet rezultoi se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”. Gjithashtu, punonjës të IMT-së Shijak, nuk kanë zbatuar vendimin për prishjeje dhe nuk kanë depozituar kallëzime penale në lidhje me ndërtimet e paligjshme që kanë konstatuar.

Ndërkohë që sipas prokurorisë Drejtori i bordit të ndërmarrjes kanalizimeve ka shpërdoruar detyren pasi i ka kthyer përgjigje Drejtorisë së Aluizit Durrës, ku informonte se objekti i shtetasit F. H., nuk cënon objektet, sistemin kullues që Bordi i Kullimit Durrës –Krujë ka në inventar. Për të gjitha këto veprime dhe mos veprime të punonjësve te administrates gjykata e Durresit ka caktuar masat e sigurimit ndaj 9 shtetasve nën hetim me Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalimi i daljes jashtë shtetit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI