Flash

Kadastra kallëzon në SPAK drejtorin e Fierit

Lapsi.al 24 May 2023
Kadastra kallëzon në SPAK drejtorin e Fierit

Agjencia shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht pranë SPAK Drejtorin e DVASHK Fier, Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj me akuzën: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në një dëm të përgjithshëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.

Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.

Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i DVASHK Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Të këshilluara

BE kritikon vizitën e Dodikut në Moskë

Bashkimi Evropian ka kritikuar vizitën e liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, në Moskë dhe takimin që ka zhvilluar me presidentin rus, Vl...

18:46

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI