Flash

Edhe Gaz Bardhi kundër rikthimit të Bashës: Nuk është zgjidhja për krizën në PD

Lapsi.al 24 May 2023
Edhe Gaz Bardhi kundër rikthimit të Bashës: Nuk është

Kreu i grupit parlamentar të PD-së së vulës, Gazment Bardhi, ka folur lidhur me mundësinë e rikthimit të Lulzim Bashës në krye. Bardhi u shpreh se Basha e dha dorëheqjen për tu shërbyer demokratëve e për të mos nxitur më tej krizën, situatë kjo që është sërish një realitet në PD, ndaj shtoi se zgjidhjen për partinë nuk e sheh të lidhur me një emër, qoftë ai edhe Lulzim Basha.

“Nuk e di qëllimin dhe objektivat e takimit. Si ço politikan aktiv secili ka të drejtën e detyrimin të jetë në kontakt me qytetarët. Diskutimet brenda PD kurrë nuk i kam bërë me emra të caktuar. Kushdo që mohon një krizë në PD i kujtoj të kthejë kokën pas në rezultatet e 14 majit.

Rezultat që kërkon pjekuri nga secili prej nesh për të reflektuar. Të mos nxitohemi për mundësinë e zgjidhjes brenda PD, e nuk dua të nxitoj në asnjë koment pa një qëndrim të qartë të cilitdo. Sot PD është në krizë e ka nevojë për zgjidhje. Siç unë kam kuptuar aktin e tij të dorëheqjes, ishte akt në dobi të demokratëve.

Asokohe kishte kërkesë që të tërhiqej edhe Berisha. Sot PD vijon të jetë në krizë dhe ne duhet të dalim mbi interesin personal për të çuar para PD. Nuk e shoh zgjidhjen të lidhur me emrin e një individi. PD nuk ka nevojë për figurën e një individi”, - tha Bardhi në emisionin “Open” në News24.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI