Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Bllokohet skafi i paregjistruar në Vlorë. Një anije peshkimi kapet në një zonë të ndaluar

Lapsi.al 24 May 2023
Bllokohet skafi i paregjistruar në Vlorë. Një anije peshkimi

Bllokohet një mjet lundrues skaf dhe ndëshkohet me masë administrative pronari i tij, për mosregjistrim të mjetit lundrues sipas procedurave ligjore.

Bllokohet dhe një mjet tjetër lundrues që përdorej për peshkim, pasi është konstatuar në një zonë të ndaluar për peshkim.

Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në kuadër të bashkëpunimit me QNOD dhe rojën bregdetare, për kontrollin e vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e mjeteve lundruese që përdoren për turizëm apo për peshkim, kanë bllokuar një mjet lundrues skaf në pronësi të shtetasit G. G., sepse ky shtetas nuk e kishte regjistruar mjetin lundrues sipas procedurave ligjore të paracaktuara në ligjin nr.127, të vitit 2020.

Për këtë shkelje, shtetasit G. G. iu vendos masa administrative 20 000 lekë të rinj.

Gjithashtu, në zbatim të detyrave të parashikuara në planin e masave të përbashkët me Drejtorinë e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës, "Për evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e rasteve të peshkimit të paligjshëm, në vijën bregdetare Vlorë – Himarë - Sarandë", shërbimet e Policisë Kuiftare kanë bllokuar për verifikime të mëtejshme nga Inspektoriati i Peshkimit Vlorë, një mjet lundrues flluge që përdorej për peshkim, në pronësi të shtetasit E. M., pasi është konstatuar në një zonë të ndaluar për peshkim.

2 mjetet lundruese janë bllokuar në SPK Triport Vlorë. Kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese që përdoren për aktivitete të ndryshme dhe për evidetimin e rasteve të përdorimit të këtyre mjeteve në mënyrë të kundërligjshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI