Flash

“Policia i ka thyer këmbët me dru”, protestojnë familjarët e Jani Rustemit: Të zbardhet vdekja

Lapsi.al 22 May 2023
“Policia i ka thyer këmbët me dru”, protestojnë

Ashtu siç paralajmëruan, familjarët e Jani Rustemit, i cili ndërroi jetë në QSUT ku qëndroi në koma për më shumë se një muaj, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

Ata njëzëri kanë lëshuar akuza të forta në drejtim të policisë, ndërsa i kanë bërë thirrje institucioneve që të zbardhin ngjarjen. Familjarët kanë thënë se provat do t’i dërgojnë në Prokurori pasi janë të bindur se 27-vjeçari është dhunuar.

“I kanë thyer këmbët djalit me dru”, ka thënë një prej familjarëve të të riut. Kujtojmë se i riu teksa qëndronte në qelitë e paraburgimit pasi ishte arrestuar për vjedhjen e një tapeti, u ndje keq dhe përfundoi në koma në spital. Dyshohet se gjithçka ndodhi si pasojë e një mbidoze metadoni.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI