Flash

I dënuar me 18 vite burg për vrasje me dashje, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 21 May 2023
I dënuar me 18 vite burg për vrasje me dashje, arrestohet

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për një vrasje. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Afrim Kila, banues në Ishëm, i cili rezulton i dënuar me 18 vite burg.

Shtetasi Afrim Kila së fundi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ndërsa është arrestuar në Manzë.

Më datë 19.05.2023, në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku shtetasi Afrim Kila goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka deklaruar fajtor këtë shtetas dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Në vijim të veprimeve shtetasi Afrim Kila u transportua në IEVP Durrës, për të vuajtur dënimin.

Të këshilluara

Exactly why Men Should Pay Money For Supper

"actually, that's simply not fair. I usually pay my personal share the first time We fulfill a guy." ‘Janine' mentioned this once I proposed waiting around fo...

21:02

Luizi, (anti) heroi i kohës sonë

Disa pika të shkurtra pse Luizi është (anti)heroi i adhuruar i (frymës së) kohës sonë: 1. Veprimet e tij drejtohen vetëm nga interesi i ngushtë personal. ...

16:02

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI