Flash

Parandalohet krimi në familje, burri tentoi të vriste gruan në Durrës

Lapsi.al 20 May 2023
Parandalohet krimi në familje, burri tentoi të vriste gruan në

Një krim i rëndë në familje është parandaluar në Durrës, ku 40-vjeçari i armatosur kishte në shënjestër bashkëshorten.

Dyshohet se 40-vjeçari po kërkonte bashkëshorten për ta vrarë, e cila ishte larguar nga banesa, së bashku me fëmijët.

Ajo ishte e pajisur gjithashtu me urdhër mbrojtje, nga Gjykata e Durrësit që prej datës 04.05.2023, për shkak të dhunës së ushtruar.

Pas informacioneve të marra, policia ka nisur të kërkojë për të arrestuarin, i cili kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia. Në momentin e arrestimit 40-vjeçarit iu gjet një armë zjarri automatik MPSH dhe municon luftarak.

“Falë vlerësimit në kohë reale të informacionit, si dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkallnuri”, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 40 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI