Flash

Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Lapsi.al 19 May 2023
Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Lezhë – Balldre. Burime nga policia lokale thanë se një automjet ka përplasur një këmbësor. 

I lënduari është rreth 55-vjeç dhe është dërguar me urgjencë në spital ku ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Ai është ende i paidentifikuar dhe dyshohet se është endacak. 

"Rreth orës 21:50, në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, në Balldre, shtetasi G. B. duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një këmbësor akoma të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Berluskoni del pas 45 ditësh nga spitali

“Të dashur miq, sot, pas 45 ditësh të gjata, më në fund u ktheva në shtëpi dhe kthimi im ka ngrohur zemrat e familjes sonë të madhe”. Kështu nis mesazhi i kreut...

21:26

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI