Flash

Tiranës i shtohen dy komisariate

Lapsi.al 18 May 2023
Tiranës i shtohen dy komisariate

Ndryshime në Policisë e Shtetit, ku është miratuar struktura e re. Një nga institucionet që ka pësuar ndryshime të rëndësishme është edhe drejtoria e Tiranës ku janë krijuar sektorë të veçantë në mënyrë që krimet e shtuara gjatë viteve të fundit të kenë një efikasitet më të lartë në parandalimin dhe hetimin e tyre.

Tashmë Komisariati i Kavajës do t'i kalojë Durrësit, e ndërsa Tirana do të marrë Komisariatin e Krujës. Vora do të njihet si Komisariati nr. 7 e ndërsa Kruja si Komisariati nr. 8. Praktikisht Tiranës i shtohen 2 komisariate. Nga ana tjetër Farka nga postë do të kthehet në stacion policor.

Gjithashtu u ngrit një strukturë e re për krimin kibernetik dhe një e tillë për ekzaminimet kompjuterike. Është parashikuar gjithashtu edhe një riorganizim i policisë kriminale, ku ndarja e komisariateve do të bëhet me zona policore. Edhe sektori i narkotikëve ka pësuar disa ndryshime ku është rritur numri i efektivëve hetues. Nga ana tjetër krimi ekonomik nuk do të ketë më agjentë të shpërndarë në terren.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI