Flash

Opozita ankimon në KQZ rezultatin e zgjedhjeve në Maliq: Parregullsi në fletët e votimit, ndikuan në rezultat

Lapsi.al 17 May 2023
Opozita ankimon në KQZ rezultatin e zgjedhjeve në Maliq: Parregullsi

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin në bashkinë e Maliqit, me pretendimin se ka pasur parregullsi në fletët e votimit që janë numëruar.

Opozita thotë se fletët e votimit që duhet të shpalleshin të pavlefshme pasi kishin probleme me vulat, janë përfshirë në rezultat.

“Nuk përputhet numri i zgjedhësve me fletët e përdorura, me renditjen sipas pajisjes elektronike të identifikimit të personave me fletët e marra në dorëzim për disa qendra votimi: 3789, 3790, 3792, 3795, 8313, 3815, 3816.

Numri i fletëve të përdorura është më i vogël se diferenca e numrit të fletëve të marra në dorëzim, me numrin e gjendur në kuti dhe numërimin e fletëve të dëmtuara në disa QV: 3822, 3823/1, 3824, 3826, 3827, 3827/1, 3828″.

Sipas “Bashkë Fitojmë”, këto parregullsi kanë ndikuar në rezultatin e thellë përfundimtar të Kryetarit të Bashkisë.

Në bashkinë Maliq, socialisti Gëzim Topçiu fitoi një tjetër mandat pasi grumbulloi 13592 vota, kurse kundërshtari nga “Bashkë Fitojmë” Alfred Gega mori 6886 vota.

Të këshilluara

Zvicra heq vizat për Kosovën

Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në këtë shtet pa vizë. Zvicra nuk është anëtare e Bash...

20:19

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI