Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

Problemet me pajisjen e ID, Celibashi: Do kërkojmë ndihmën e ekspertëve të huaj

Lapsi.al 16 May 2023
Problemet me pajisjen e ID, Celibashi: Do kërkojmë ndihmën e

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dalë në një deklaratë për mediat kur ndër të tjera komentoi edhe pamjet që u bënë publike, ku pajisjet elektronike të identifikimit hidheshin si plehra.

Ai tha pajisjet ende nuk kanë mbërritur në KQZ, por me siguri do të kërkojnë ndihmën e ekspertëve nga jashtë.

“Akoma pajisjet nuk kanë mbërritur në KQZ. Po presim dorëzimin e bazës dhe materialeve zgjedhore. Me siguri do kërkojmë edhe ekspertë të jashtëm të përfshihen në procesin e vlerësimit teknik të pajisjeve.

Eksperiencat e vendeve të tjera kanë treguar, dështime në implementimin e teknologjisë së informacionit dhe procesi nuk ka pasur këtë kontest që ka pasur këtu”, tha ai.

Ai shtoi se është ndjerë i keqardhur dhe i inatosur kur pa pamjet se si hidheshin pajisjet elektronike të identifikimit.

“Jam ndjerë shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje, i kam parë pa se të dilnin në rrjetet sociale, ata janë punëtorë që janë rekrutuar për shërbime të caktuara, ngarkim shkarkim, nuk është justifikim, do ishte e tepërt të them që KQZ, do ketë vlerësimet e veta, ai gjest të errësojë dhe eklipsojë gjithë përpjekjen e ndershme që KQZ si institucion ka bërë për t’i përgatitur këto zgjedhje, ku gjest nuk mundet ta errësojë dhe as ta vë në dyshim” shtoi Celibashi.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI