Flash

Denoncim apo reflektim? Reagimet e Berishës dhe Këlliçit pas humbjes

Lapsi.al 16 May 2023
Denoncim apo reflektim? Reagimet e Berishës dhe Këlliçit pas

Kush priste që Berisha të shfaqte një fije përgjegjësie për rezultatin katastrofik të 14 Majit, sipas fjalëve të vetë atij “e shef veshin pa pasqyrë”. Këtë përgjigje e dha kur u pyet nëse do jepte dorëheqjen pas humbjes në të gjithë vendin dhe pasi socialistët i morën bashkinë e Shkodrës, për të cilën Berisha tregoi se kishte qenë nën rrethim nga "bandat e Edi Ramës".

Njësoj si për shkaqet e humbjes në Shkodër, Berisha nuk shfaqi asnjë fije dyshimi për shkaqet e humbjes në rang kombëtar. Fjalimi nisi me togfjalëshin “farsa elektorale 2023” për të vazhduar me akuzat ndaj “narkoshtetit”, kundër “industrisë e blerjes së votës” me “paratë e oligarkisë” për të realizuar “krimin shtetëror elektoral” nga “trinomi Rama-Doshi-Brava” etj etj.

https://youtu.be/SNUmIwsykpU

Berisha i qëndroi teorisë se humbja ishte kryekëput pasojë e “administratës mafioze” “mungesës së komisionerëve” “dhunës dhe pengmarrjes së opozitës” për zgjedhjet “më të manipuluara dhe më të rrënuara në historinë e Shqipërisë”.

Edhe kur gazetarët i kujtuan se kandidati i “Bashkë Fitojmë” Zef Hila në Malësinë e Madhe e pranoi rezultatin qetësisht dhe shtrëngoi dorën me rivalin socialist, Berisha u shpreh: “Ai tha këto fjalë: “Numërimi ishte numërim, shkoi normal. Të shkoftë mbarë!” kaq ishte. Duhet të zbërthesh kodin e fjalës, se nuk e njeh mirë ti. Ajo "Të shkoftë mbarë!" i ka të gjitha brenda. Nuk është njohje rezultati” .

Në kontrast me shpjegimin që i bëri Berisha humbjes së 14 Majit, nga selia e PD erdhi një version tjetër jo kaq i thjeshtë, më i butë ndaj makinerisë elektorale të socialistëve dhe me gishtin drejtuar nga vetja. Kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi u shfaq në një regjistër tjetër nga Berisha, kur kërkoi një analizë të ftohtë mes demokratëve.

https://youtu.be/teT4D6byJ4M?t=630

Këlliçi pranoi se rezultati u ndikua nga ajo që e quan “një makineri shantazhi dhe dhune”. Ai i përmendi “asetet publike që u shfrytëzuan në maksimum” duke çuar në një “rezultat që nuk i përgjigjet asaj se çfarë qytetarët mendojnë për kryebashkiakun aktual”.

Por fokusin kryesor të reagimit të Këlliçit e merr një moment tjetër. Sepse para se të denoncojë "intimidimin, paratë e korrupsionit dhe propagandën" e kundërshtarit, ai bën një ftesë për reflektim mes demokratëve për atë që ka ndodhur.

Lexo edhe: Krahasimi i shifrave/ Sa bashki i dhanë Ramës votat e Alibeajt

Lexo edhe: Manipulimi me video / Si i kontrollonte Rilindja votuesit

Me një gjuhë shumë herë më të butë se Berisha, Këlliçi shprehet “Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i pari" për të vazhduar më tej "së pari duhet të kërkojmë brenda nesh, për të kuptuar saktë dhe analizuar me ftohtësi se çfarë publiku, opinioni, banorët dhe votuesit kërkojnë prej nesh”.

Me këto fjalë, Këlliçi i fton demokratët të shkojnë përtej denoncimit, duke lënë të kuptohet se jo e gjithë harta mavi e Shqipërisë ishte pasojë e vjedhjes së votave, por edhe pasojë e asaj që ka ndodhur mes demokratëve në dy vitet e fundit.

Këlliçi mori 103 mijë e 370 vota në zgjedhjet e 14 Majit, rreth 55 mijë vota më pak se Veliaj dhe 13 mijë vota më pak se Halim Kosova në vitin 2015./Lapsi.al

https://lapsi.al/2023/05/05/sondazhi-kujt-mund-tia-besonit-celesin-e-shtepise-veliajt-apo-kellicit/

Të këshilluara

Surpriza/ Beleri fiton Himarën nga burgu

Kandidati minoritar Fredi Beleri megjithese i arrestuar ka firuar bashkine e Himares. Ai qe 27 vota para kur pati mbetur dhe nje kuti me 150 vota per tu numerua...

10:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI