Flash

Tension në Laç/ Qendra e numërimit blindohet nga FNSH

Lapsi.al 15 May 2023
Tension në Laç/ Qendra e numërimit blindohet nga FNSH

Qendra e numërimit të votave në Laç po përballet me një situatë të tensionuar. Kur numërimi po u drejtohet kutive të fundit gara mes kandidates socialiste Majlinda Cara dhe rivalit të saj të opozitës Behar Haxhiu mbetet ende e ngushtë.

Në 68 qendra votimi të numëruara nga 74 gjithsej, kryebashkiakja socialiste udhëheq me 465 vota më shumë. Për shkak të garës kaq të ngushtë procesi është tensionuar dhe ndërprerë disa herë.

Për këtë shkak policia dhe FNSH ka “blinduar” ambientet e jashtme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit.

Ata po qëndrojnë në gatishmëri me urdhër të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të shmangur incidentet. Gjithashtu Celibashi ka dërguar inspektorë të KQZ-së për të ndjekur nga afër procesin e numërimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI