Flash

Subashi fiton thellë në Fier: Rezultat historik

Lapsi.al 15 May 2023
Subashi fiton thellë në Fier: Rezultat historik

Armando Subashi është rikonfirmuar si kryebashkiak i Fierit me një rezultat të thellë prej 69%. Kandidati i PS-së do të jetë në krye të kësaj bashkie për 4 vitet e ardhshme.

Në një deklaratë për mediat Subashi u shpreh se çelësi i fitores është puna organizative, ndërsa e quajti rezultatin historik.

“Ne e kishim parashikuar këtë rezultat, kemi nisur punën herët. PS është strukturuar më së miri, ka përvojë të jashtëzakonshme kur vjen puna tek betejat elektorale, Kishim të dhëna të votuesve tani. Puna organizative ishte një nga çelësat e fitores sonë dhe arritjen e rezultatit historik për të votuar kandidatin e PS në Bashkinë e Fierit. Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u thënë që do jem borxhli gjithë jetën për këtë privilegj e nder për të drejtuar bashkinë në 4 vitet e ardhshme. Për mua është përgjegjësi e jashtëzakonshme.” - u shpreh Armando Subashi.

Të këshilluara

Berisha: 14 maji një farsë elektorale

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në një dalje për media pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. Berisha hodhi akuza për blerje votash. Ai f...

14:55

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI