Flash

Fredi Beleri mesazh nga burgu, pasi fitoi Himarën

Lapsi.al 15 May 2023
Fredi Beleri mesazh nga burgu, pasi fitoi Himarën

Fredi Beleri ka dërguar një mesazh nga burgu në lidhje me rezultatin që e shpalli fitues me 19 vota diferencë nga rivali i tij Gjergji Goro.

Përmes një postimi në Facebook, Beleri e quan rezultatin një fitore të demokracisë dhe falenderon mbështetësit e tij për burrërinë që treguan.

Në Himarë nuk ka humbës dhe fitues, shkruan Beleri por ka një fitore të demokracisë dhe të qytetarëve.

Deklaratë e Fredi Belerit:

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”

Të këshilluara

Luçiano Boçi reagon pas humbjes në Elbasan

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me zgjedhjet vendore. Në një status në Facebook, Boçi ka falën...

00:14

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI