Flash

Fitorja e Fredi Belerit në Himarë/ Reagon kryeministri grek Mitsotakis

Lapsi.al 15 May 2023
Fitorja e Fredi Belerit në Himarë/ Reagon kryeministri grek Mitsotakis

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Belerin për Bashkinë e Himarës, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.

Në një fjalim nga Zografou, ai tha se ishte i lumtur për Belerin.

“Isha veçanërisht i lumtur kur u informova se në Himarë, Fredi Beleri ia doli dhe u zgjodh kryetar komune me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti. Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”, ka thënë Mitsotakis.

Me vetëm 19 vota para Fredi Bleri ka arritur që të fitojë kundrejt Jorgo Goros. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.

Lexo më tej: Surpriza/ Beleri fiton Himarën nga burgu 

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues.

Lexo më tej: Investigimi / Si ia ngritën kurthin me pranga Fred Belerit 

Të këshilluara

PS fiton edhe Mallakastrën

Ndonëse kandidatura e tij u vu në pikëpyetje gjatë fushatës zgjedhore, ku opozita kërkoi përjashtimin e tij nga gara, Qerim Ismailaj ka fituar bashkinë e Mallak...

16:48

Berisha: 14 maji një farsë elektorale

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në një dalje për media pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 14 Majit. Berisha hodhi akuza për blerje votash. Ai f...

14:55

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI