Flash

Përfundon orari zyrtar i votimit/ Procesi vazhdon vetëm ku ka radhë

Lapsi.al 14 May 2023
Përfundon orari zyrtar i votimit/ Procesi vazhdon vetëm ku ka

Përfundon orari zyrtar i votimit. Pas orës 19:00, procesi vazhdon vetëm ku ka radhë, sipas vendimit të KQZ-së.

Në zgjedhjet e sotme pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin.

Votuesit për herë të parë ishin 15.854%. Ka një pjesëmarrje të ulët të të rinjve, rreth 12.9%. 1.866.477 zgjedhës ishin në total në lista, ku 122.545 prej tyre janë votues për herë të parë.

Pjesëmarrjen më të lartë e shënon Pusteci, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët Vlora.

Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan ka votim dhe do të ketë numërim elektronik, ku rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.

Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.

44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga të cilat 38 janë jashtë koalicioneve. Dy koalicione janë në zgjedhje, “Bashkë Fitojmë” me kryetar Ilir Metën dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” me kryetar Artur Roshin.

Këtë të diel garojnë 144 kandidatë për kryetar bashkie, kurse për këshilla bashkiakë garojnë 23.762 kandidatë. Votimi dhe numërimi elektronik do të zbatohet në tre bashki me 401 qendra votimi.

Në Elbasan janë 224 qendra votimi dhe pritet të votojnë 171.225 qytetarë. Në Kamëz janë 133 qendra votimi dhe pritet të votojnë 108.799 qytetarë. Në Vorë janë 44 qendra votimi dhe pritet të votojnë 30.822 qytetarë.

Të këshilluara

Yuri Kim si vëzhguese edhe në Elbasan

Pas Vlorës, ambasadorja amerikane Yuri Kim është ndalur për një vëzhgim edhe në Elbasan. Diplomatja amerikane është ndalur në një nga qendrat e votimit për të m...

18:51

Zbulohet pjesëmarrja deri në orën 18:00

Rritet pjesëmarrja deri në orën 18:00. 36.39% e zgjedhësve e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për 2662 nga 5213 qendra votimi. !function(){"use st...

18:38

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI