Flash

Bardh Spahia shpall fitoren në Shkodër

Lapsi.al 14 May 2023
Bardh Spahia shpall fitoren në Shkodër

Në një deklaratë për mediat, kreu i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia falenderoi të gjithë ata që organizuan procesin zgjedhor, po ashtu ai falënderoi edhe trupën numëruese që do të menaxhojnë çdo votë të qytetarëve, duke thënë se është i bindur se do t’i japin vlerë çdo vote të Shkodrës.

Spahia garanton se vota dhe mbështetja e votuesve do të përkthehet në vizon dhe përkushtim në 4 vitet e ardhme në Shkodër.

"Falënderim dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve shkodranë për pjesëmarrjen në votime, komisionerëve dhe vëzhguesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar.

Të gjitha të dhënat tona tregojnë për një fitore dhe mbështetje masive që na kanë dhënë bashkëqytetarët tanë. Inkurajoj numëruesit të përmbyllin sa më parë këtë proces, duke lexuar me transparencë dhe seriozitet vullnetin e qytetarëve" - tha Spahia në një deklaratë për mediat.

Të këshilluara

Përfundon votimi/ Reagon Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të votimeve. Meta ka falënderuar qytetarët për votimin, ndërsa është shprehur se tani vazh...

20:24

Aksident me vdekje në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë, me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, n...

19:43

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI