Flash

SPAK kërkon pushimin e hetimit për babain e Arbër Çekajt

Lapsi.al 11 May 2023
SPAK kërkon pushimin e hetimit për babain e Arbër Çekajt

SPAK kërkon pushimin e hetimit për Selim Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 49 kg kokaine nga Ekuadori në Shqipëri.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala.

Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokaine. Nga hetimi i SPAK nuk është provuar dijenia e Selim Çekajt mbi drogën, qe u gjet në një kontenier bananesh të porositur nga një kompani nën administrimin e tij.

Ndërkohë SPAK vijon hetimin për identifikimin e trafikantëve të sasisë së kokainës. Pas arrestimit në prill 2021 Selim Çekaj qëndroi disa muaj në burg dhe më pas masa ndaj tij u lehtësua.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI