Flash

Kërkohej në gjithë Europën për një vrasje në Shqipëri, arrestohet 29-vjeçari

Lapsi.al 10 May 2023
Kërkohej në gjithë Europën për një vrasje në

Policia italiane ka vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar i kërkuar nga autoritetet shqiptare për vrasje.

Ai ishte në kërkim që nga shtatori i vitit të kaluar, pasi autoriteti gjyqësor shqiptar kishte lëshuar një urdhër-arresti ndaj tij pasi dyshohet si autori i një vrasjeje të ndodhur në vendlindje.

Ai akuzohet gjithashtu dhe për veprën penale të plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti, mediat italiane shkruajnë se i riu ishte kërkuar me zell si në Shqipëri ashtu dhe nga Interpoli.

Kërkimet u ndërprenë pikërisht në Val di Non, ku ai ra në rrjetën e karabinierëve të Cles, të cilët e ndaluan në qendër të Nonos në orët e vona të së hënës ndërsa po lëvizte me një makinë me motor të vogël së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë që jetojnë midis provincave të Trentos dhe Bolzanos.

Gjatë kontrollit, personat në makinë kanë shfaqur menjëherë një tension të fortë. Arsyeja u shpjegua pasi u përfundua identifikimi.

29-vjeçari u vendos në arrest të përkohshëm dhe të kufizuar në burgun e Trentos, në dispozicion të kryetarit të Gjykatës së Apelit që është përgjegjës për vlefshmërinë e arrestit, duke vlerësuar edhe mundësinë për të marrë një masë shtrënguese në bazë të përkohshme, në pritje të një kërkese zyrtare për ekstradim nga Shqipëria.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI