Flash

"Fabrika e asfaltit elektoral"/ PD çon në SPAK Erion Veliajn

Lapsi.al 10 May 2023
"Fabrika e asfaltit elektoral"/ PD çon në SPAK Erion

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun Erion Veliaj, në lidhje me fabrikën e asfaltit elektoral në Krrabë, e cila u denoncua nga emisioni investigativ Piranjat, si dhe një ditë më pas live nga kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK me firmë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka, përveç Erion Veliajt, të kallëzuar janë edhe Drejtori i Drejtorisë Nr. 2 të Punëtorëve të Qytetit Herion Rrapaj, si dhe ish-Drejtori i Drejtorisë së Mirëmbajtjes Elton Kacidhja.

Në kallëzim theksohet se ‘nisur nga denoncimet publike për të cilat kemi rënë në dijeni javët e fundit lidhur me fenomenin e ashtuquajtur ‘asfalt elektoral’, nga mediat investigative u evidentua në mes të ditës një fabrikë ilegale e prodhimit të asfaltit që i përket Bashkisë Tiranë. Nisur nga këto elementë, po ju paraqesim këtë kallzim për veprat penale të sipërcituara, bazuar në nenet 280 dhe 283 të K.PR.Penale, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi, dispozitat ligjore penale të caktuara, si dhe analizën juridike dhe indiciet e faktet me anë të të cilave vërtetohet konsumi i veprës penale’.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI