Flash

E rëndë në Itali/ 24-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident rrugor

Lapsi.al 8 May 2023
E rëndë në Itali/ 24-vjeçari shqiptar humb jetën

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e mbrëmjes në Imola, në zonën e Bolognese. Ai po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK i cili pas një devijim të papritur, doli nga rruga në cep të via Banfi dhe via Graziadei, duke u përplasur me një pemë, raportojnë mediat e huaja.

24-vjeçari, i cili ishte në sediljen e djathtë, u mbërthye në kabinën e pasagjerëve dhe u nxor pa jetë nga ekipet e shpëtimit. Të dy shoferi, një 23-vjeçar gjithashtu shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme mbetën të plagosur.

Shkaqet dhe dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga policia lokale e Imolës.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI