Flash

Reagimi i Kendall Jenner ndaj modeles pas takimit me Bad Bunny

Lapsi.al 7 May 2023
Reagimi i Kendall Jenner ndaj modeles pas takimit me Bad Bunny

Së fundmi, çifti i njohur i showbizit, Kendall Jenner dhe Bad Bunny u përfshi në një incident me një të ftuar surprizë dhe të papritur, modelen  Emily Ratajkowski.

Gjithçka ndodhi në after party-n e Met Gala-s, ku shumë personazhe të famshëm  festuan në një nga eventet më të rëndësishme të vitit në industrinë e modës. Edhe pse nuk ka një lidhje zyrtare, Kendall Jenner dhe Bad Bunny tashmë janë shfaqur në shumë vende së bashku, ndaj duket se janë vërtet bashkë. Në Met Gala u konfirmua se ata janë diçka më shumë, pasi modelja u shfaq shumë më e dashur me këngëtarin sesa në daljet e mëparshme publike.

Edhe pse kjo dashuri u bë shpejt një shembull i xhelozisë së mundshme, siç shihet në një video të TikTok nga llogaria @funtensions, në të cilën Emily Ratajkowski i afrohet Bad Bunny, në një moment kur ajo përshëndet dikë. Kendall më pas ka një reagim interesant: vrapon për të përqafuar Bad Bunny dhe për të parandaluar Emily që të komunikoj me artistin Me shumë mundësi Kendall po përpiqej të largonte Ratajkowski-n, e cila në një moment u deklarua si një fanse besnike e këngëtarit, si dhe u përfol se ata mund të kenë qenë bashkë në të kaluarën./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI