Flash

Përleshje për një vend parkimi, 3 prej tyre përfundojnë në spital

Lapsi.al 7 May 2023
Përleshje për një vend parkimi, 3 prej tyre përfundojnë

Një përleshje fizike mes pesë personave ka ndodhur orët e vona të së shtunës në Prizren.

Rrahja mes tyre ka ndodhur në një parking, ku tre prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë shoqëruar në spital, transmetojnë mediat kosovare.

“Janë arrestuar pesë persona të dyshuar, dy prej tyre meshkuj shtetas të huaj të cilët janë me leje qëndrim të përkohshëm, ata kishin një mosmarrëveshje rreth një parkingu dhe janë rrahur në mes vete. I dyshuari i parë gjatë përleshjes ka përdore një mjet të rrezikshëm ‘Sëpatë’ e cila është konfiskuar. Tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI