Flash

Masakra në shkollën e Beogradit/ Jep dorëheqjen ministri i arsimit

Lapsi.al 7 May 2023
Masakra në shkollën e Beogradit/ Jep dorëheqjen ministri i
Ministri i Arsimit i Serbisë, Branko Ruzhiç ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij të parevokueshme kryeministres serbe Ana Brnabiç duke u shprehur se ky “është një akt personal, por edhe politik. Në shoqëritë e zhvilluara demokratike është shenjë fuqie dhe në rajonin tonë shumë shpesh shenjë dobësie”. Në letrën që i dërgoi kryeministres serbe, Ruzhiç ka shkruar se “u shpreh ngushëllimet më të thella të dashurve të viktimave në dhimbjen e papërshkrueshme”. “Pamjet dramatike të ngjarjeve nga shkolla, lotët e derdhur kur u shpreh ngushëllimet prindërve të pangushëllueshëm të fëmijëve të lënduar do t’i mbaj si vulë në shpirtin tim për gjithë jetën time”, - shkruan Ruzhiç në letrën e dorëheqjes, të cilën ministri i arsimit e ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter. Në Serbi, për 2 ditë u vranë 17 persona nga dy sulme me armë zjarri brenda shkollave. Njërën e kreu një 13-vjeçar, tjetrën një adoleshent, 17 vjeç. Ngjarjet kanë shkaktuar terror në Serbi, ndërsa vendi shpalli zi kombëtare për disa ditë në nder të viktimave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI