Flash

E rëndë në Bulqizë/ Kamioni me gurë i merr jetën 55-vjeçarit

Lapsi.al 7 May 2023
E rëndë në Bulqizë/ Kamioni me gurë i merr jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Bulqizës këtë të diel. Policia thotë se në fshatin Shtushaj, një 39-vjeçar me iniciale A.T. ka qenë duke ngarkuar automjetin e tij kamionçinë me gurë. Policia thotë se ai nuk e kishte siguruar mirë automjetin.

Për pasojë kamionçina ka rrëshqitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç. Në momentin e rënies së kamionit, 55-vjeçari ka qenë në oborrin e banesës ku është goditur nga automjeti. Policia thotë se si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI