Flash

Kris arma në Pukë, shpallet në kërkim i riu nga Tirana

Lapsi.al 6 May 2023
Kris arma në Pukë, shpallet në kërkim i riu nga Tirana

Komisariati i Policisë në Pukë ka arritur të identifikojë autorin e të shtënave me armë pas mesnate në dalje të qytetit dhe e ka shpallur në kërkim. Ai është një 26-vjeçar me iniciale K.P. Autori ka qenë duke qarkulluar me një makinë “Maserati” në momentin kur ka shtënë në ajër. Policia ka gjetur katër gëzhoja pistoleta në vendin e ngjarjes.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë njoftuan se me marrjen e njoftimit që në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë - Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore. Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjtetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qënë në lëvizje. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI