Flash

SONDAZHI/ Kujt mund t'ia besonit çelësin e shtëpisë, Veliajt apo Këlliçit

Lapsi.al 5 May 2023
SONDAZHI/ Kujt mund t'ia besonit çelësin e shtëpisë,

Gjysma e qytetarëve të pyetur nuk besojnë tek asnjëri nga kandidatët për bashkinë e Tiranës, ndërsa midis atyre që besojnë Erion Veliaj është më i preferuar. ky është rezultari paraprak i shpallur këtë të premte që i paraprin atij final që do të shpllet të hënën në mbrëmje nga Barometri i Euroneës Albania. Sondazhi i ka pyetur qytetarët e Tiranës se sa ju besojnë kandidatëve kur vjen fjala për t’ju lënë çelësat e shtëpisë. 48% e qytetarëve pavarësisht se mund t’ju besojnë votën nuk do ja besonin çelësin e shtëpisë asnjërit prej kandidatëve.

Pavarësisht kushteve thellësisht të pabarabarta në fushatë, padrejtësive që i janë bërë opozitës reale, mbulimit të zhbalancuar mediatik, hulumtimi i MRB dhe Data center fotografon bindjen e votuesve në këtë çast pavarësisht nga faktorët e zhdrejtë që përcaktojnë vendimin e tyre. Dhe sipas kësaj pyetje 'kurth" rezulton se Erion Veliaj është në avantazh me afro 6 pikë.

24.1% e kryeqytetasve do ja besonin çelësin e shtëpisë atij ndërsa 18.4% do t’ia besonin çelësin e shtëpisë kandidatit të Berishës, Belind Këlliçit. Roland Bejkos së vulës i besojnë vetëm 1% e qytetarëve, ndërsa Arlind Qorit vetëm 0.4%.

Duket se Erion Veliaj ka më shumë mbështetje tek socialistët e moshuar tradicionalë të përbërë nga grup mosha 65-80 vjeç me 35.8%. Ndërsa nga qytetarët që do ia besonin çelësin Belind Këlliçit janë më shumë të grup moshës 35-44 vjeç me 20.1%.

Barometri ka pyetur qytetarët se cili nga kandidatët i kthen fjalët në vepra. 43.7% e kryeqytetasve mendojnë se Erion Veliaj i kthen fjalët në vepra. 24.8% e kryeqytetasve mendojnë se Belind Këlliçi i kthen fjalët në vepra. Vetëm 1.6% e qytetarëve të Tiranës besojnë se Roland Bejko i kthen fjalët në vepra. Vetëm 0.7% e qytetarëve besojnë se Arlind Qori i kthen fjalët në vepra dhe vetëm 0.1% e qytetarëve të Tiranës besojnë se Lajla Përnaska i kthen fjalët në vepra.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI