Flash

Sherr me thika në Korçë, 17-vjeçari plagos 2 bashkëmoshatarët

Lapsi.al 5 May 2023
Sherr me thika në Korçë, 17-vjeçari plagos 2

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarë gjatë një konflikti.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14 në Korçë, ku shtetasi J. G., 17 vjeç, sipas policisë, dyshohet se ka plagosur me thikë, shtetasit K. K. dhe M. I.

Dy të plagosur janë dërguar në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit J. G., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI