Flash

Plas polemika/ “Charlie Hebdo” tallet keq me Mbretin Charles III

Lapsi.al 5 May 2023
Plas polemika/ “Charlie Hebdo” tallet keq me Mbretin Charles III

Numri i fundit i revistës kontroverse satirike franceze “Charlie Hebdo” i është kushtuar ceremonisë së kurorëzimit të Charles III si mbret i Britanisë së Madhe që ngjitet zyrtarisht në fron këtë fundjavë. Por ajo që ka bërë revista satirike, e famshme për polemikat e saj, duket se ka shkuar shumë larg.

Në kopertinë shfaqet mbreti i ardhshëm, me titullin: "Një kurorëzimi i suksesshëm". Deri këtu nuk është keq, por imazhi i kopertinës përshkruan Charles me pamje qesharake dhe që mban në kokë kafkën e gruas së tij të ndjerë Dianës të mbushur me krimba.

Të pranishëm janë edhe djemtë e tij, Uilliam dhe Harry që thërrasin: "Edhe mamaja erdhi!" Imazhi tregon qartë se Charlie Hebdo-s ka shigjetuar zhurmën mbytëse që po shkakton kurorëzimi në të gjitha mediat me pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Ajo pasqyron edhe ndjenjën e një numri të madh të publikut britanik se Camilla nuk e meriton titullin e Mbretëreshës. Më poshtë janë edhe disa nga karikaturat e publikuara para kurorëzimit. ©LAPSI.al

Peter Brookes

Marian Kamesky

Francesco Frank Federighi

Wimar Verdecia Fuentes

Tjeerd Royaards

Bart van Leeuwen

Dave Whamond

This is AfricaFabian Sotolongo

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI