Flash

Kurti deklaron pasurinë/ Zbulohet sa para ka në bankë kryeministri i Kosovës

Lapsi.al 5 May 2023
Kurti deklaron pasurinë/ Zbulohet sa para ka në bankë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Si pasuri të paluajtshme, i pari i qeverisë së Kosovës ka deklaruar banesën prej 67 metrash katrorë në vlerë prej 400 mijë eurosh, në emër të bashkëshortes.

Kreu i qeverisë në Prishtinë ka shënuar se ka para të gatshme në bankë në vlerë prej vetëm 119 euro. Bashkëshortja e tij ka të kursyera 10 mijë euro. Kryeministri gjithashtu ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka një kredi prej 250 mijë eurosh me afat 24 vite e marrë për blerjen e banesës.

Nga të ardhurat vjetore, Kurti ka deklaruar se nga pozita e kryeministrit merr rreth 16 647 euro. Kurti ka shënuar se të ardhurat personale nga Lëvizja Vetëvendosje i janë ndërprerë nga momenti që e ka filluar detyrën si kryeministër i Kosovës. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI