Flash

Gjykata e Elbasanit lë në burg rusin e akuzuar për spiunazh

Lapsi.al 5 May 2023
Gjykata e Elbasanit lë në burg rusin e akuzuar për spiunazh

Gjykata e Elbasanit rrëzoi ditën e sotme kërkesën e të riut rus Mikail Zorin, i cili kërkonte ndryshim të masës së sigurisë pas 9 muajve tashmë në burg.

Mbrojtja vërejti se nga ana e organit të akuzës kishin përfunduar të gjitha aktet e ekspertimit, hetimet, si dhe ishin marrë provat, e për pasojë u kërkua revokim i masës së sigurisë ose zëvendësimi i saj por që u rrëzua nga gjykatësja Matilda Fetahu. Gjykata vendosi të lërë në burg Mikail Zorin, shtetasi rus i cili u arrestua në uzinën e armëve në Gramsh duke pranuar kështu kërkesën e prokurorit Kreshnik Ajazi.

“Ne konstatuam që në lidhje me Mihkail Zorin të gjithë veprimet hetimore kishin përfunduar. Pra të gjitha provat që lidheshin të ishin marrë. Për pasojë ne e pamë të arsyeshme ose revokimin ose ndryshimin e masës së sigurisë. Ne gjykojmë që po mbahet në burg pa të drejtë”, u shpreh avokati Isuf Shehu.

Në përfundim të seancës avokati i shtetasit rus Isuf Shehu u prononcua për median mbi vendimin e gjykatës. Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i sulmoi me spraj kimik.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI