Flash

Tjetër sulm në shkollat serbe, adoleshentja plagos me thikë mësuesen dhe një nxënës

Lapsi.al 4 May 2023
Tjetër sulm në shkollat serbe, adoleshentja plagos me thikë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në një gjimnaz në Beograd, një ditë pas incidentit të djeshëm.

Mediat serbe raportojnë se një ish-nxënëse të gjimnazit “Ruđer Boshkoviq” në Beograd, ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në atë shkollë mesditën e sotme.

Mësohet se adoleshentja është arrestuar nga policia. Kujtojmë që një ditë më parë, 14- vjeçari me inicialte K.K. vrau tetë nxënës dhe një punonjës të sigurimit në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, si dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësues.

14-vjeçari aktualisht ndodhet në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj në Beograd, ndërsa avokatja e familjes, Irina Boroviq tha se pas mesnate është intervistuar nga këshilli i mjekëve dhe se ekzaminimet e mëtejshme do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Të këshilluara

Rama: Tiranë-Durrës me tren për 12 minuta

Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda vitit 2024. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë edhe disa foto nga punimi i ...

13:02

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI