Flash

Gafë në BBC/ Nxjerr pa dashje spikeren në transmetim (VIDEO)

Lapsi.al 4 May 2023
Gafë në BBC/ Nxjerr pa dashje spikeren në transmetim (VIDEO)

BBC NEWS u përfshi në kaos pasi u shfaq papritur në transmetim prezantuesja e cila nuk e kishte idenë se diçka e tillë po ndodhte. Prezantuesja Lukwesa Burak sapo kishte mbaruar prezantimin e materialit dhe emisioni në vijim supozohej se do të ishte për një gajdexhi, por në mënyrë të sikletshme ajo u shfaq sërish në studio.

Lukwesa duket se po bënte një pushim të shpejtë mes lajmeve dhe mendoi se do të shfrytëzonte mundësinë për të bërë një shtrirje. Megjithatë, transmetimi LIVE është shpesh herë i paqëndrueshëm dhe mund t’i ndodhe edhe gjigantit mediatik, BBC.

Në këtë situatë gazetarja uli kokën duke e kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe në mënyrë të sikletshme u përpoq ta fshihte ndërsa mbante kokën ulur. Shikuesit nxituan ;të komentojnë në Twitter për të treguar mbështetjen e tyre, duke e quajtur atë një "kampione e mbajtjes së të qeshurës”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI