Flash

Arrestimi për korrupsion, gjykata cakton dy ekspertë për vlerësimin e shëndetit të Lefter Allës

Lapsi.al 4 May 2023
Arrestimi për korrupsion, gjykata cakton dy ekspertë për

Gjykata e Posaçme caktoi 2 ekspertë te mjekësisë ligjore për te percaktuar gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut te Bulqizëz Lefter Alla. Ai përfundoi në prangat e policisë në lidhje me abuzimin për një tender prej rreth 3 milione euro.

Ndersa nepermjet avokatit te tij i kerkoi gjykates nje mase me te lehte se ajo e arrestit ne burg, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme vendosi të caktojë dy ekspert mjeko-ligjorë që do të përcaktojnë nëse pretendimi i të arrestuarit qëndron.

Sipas pales mbrojtese Alla prej disa kohesh po trajtohet ne spitalin e burgut për problemet që ka me zemrën, ndërsa qëndrimi në qeli mund ti rrezikoje shëndetin. Alla përfundoi nën akuzat e ngritura nga SPAK për tenderin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës, me dyshimet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ku bashkë me zyrtarë të tjerë të Bashkisë dhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, favorizuan në garë mikun e kryebashkiakut, Aqif Koneshën.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, makina kthehet përmbys

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Një automjet tip “Benz” si pasojë e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara k...

08:14

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI