Flash

Vuçiç pas takimit me Kurtin: Prishtina nuk do marrëveshje

Lapsi.al 2 May 2023
Vuçiç pas takimit me Kurtin: Prishtina nuk do marrëveshje

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Pas takimit, kreu i shtetit serb tha se Kosova nuk e pranoi draft-statutin e propozuar në takim nga Ekipi Menaxhues i Beogradit për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Reagimet e tyre ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre... edhe pse gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2013. S’ka nevojë, dhe s’ka kuptim që të pranojmë argumentimin e tyre. Është qasje pa kuptim, ose do të pranohet ajo që është rënë dakord në 2013 dh 2015 ose gjithçka ka marrë fund” – deklaroi ai.

Vuçiq tha se është plotësisht e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj dhe të formojë Asociacionin dhe se tani dialogu është në një ngërç të madh.

“Sot u përballëm me murin”, - u tha ai gazetarëve madje akuzoi përfaqësuesit e Prishtinës se po përpiqeshin t'i poshtëronin gratë që po e bënin prezantimin e drafit të Asociacionit në mënyrë shumë profesionale.

Vuçiç tha se në takim është biseduar edhe për situatën aktuale pas “zgjedhjeve të turpshme dhe jolegjitime në veri të Kosovës, në të cilat kanë dalë gjithsej 3.4% e votuesve dhe vetëm 0.02% e serbëve”.

“Ne kemi diskutuar se si të kapërcejmë situatën, sepse bëhet fjalë për delegjitimim të plotë të atyre që janë zgjedhur. BE-ja doli me propozimin e saj, unë e pranova, Prishtina e refuzoi edhe atë propozim. Mendoj se ishte shumë e rëndësishme që të kapërcejmë situatën, të ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojmë të bisedojmë”, - tha Vuçiç.

“Kam frikë se të gjithë jemi në një qorrsokak të madh. Unë nuk jam optimist, por mund të premtoj në emër të Serbisë se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiq. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI