Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Premtimi i kandidatit për bashkinë e Libohovës: Shërbim funeral falas

Lapsi.al 2 May 2023
Premtimi i kandidatit për bashkinë e Libohovës: Shërbim

“Falas” ka qenë fjala më e përdorur edhe këtë fushatë elektorale. Për më tepër kpu8r bëhet fjalë për zgjedhje lokale dhe në morinë e kandidatëve për bashkitë ka disa që kanë spikatur. Kështu premtimi i Belind Këlliçit për shërbim të transportit urban falas ka zgjuar mjaft debate dhe polemika. E kuptueshme edhe për shkak se bëhet fjalë për Tiranën ku vëmendja është edhe më e madhe.

Megjithatë një tjetër kandidat ka marrë vëmendjen e medieve online këtë të martë. Adiçl Xhelili, kandidat i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e vogël të Libohovës në jug të vendit ka renditur mes premtimeve të tij edhe “shërbim funeral falas”. Ai ka propozuar që kjo të kryhet nëpërmjet një kompanie të bashkisë. Më poshtë premtimet e Xhelilit.

Shërbimet publike sa më pranë bashkëqytetarëve tanë.

✅️Ngritja e Shërbimit Komunal të Bashkisë me pajisje bashkohore, mjete e shërbim efikas.

✅️Ofrimin e shërbimeve lokale, pastrim dhe ??gjelbërim e zonave urbane, pastrim ditor në Libohovë dhe fshatra, pajisje me kontenierë të rinj, autobot, etj.

✅️Menaxhim i kujdesshëm i mbetjeve ne pikë-grumbullim, shmangia e rreziqeve për shëndetin, mbrojtje e mjedisit ?dhe faunës???.

✅️Mirëmbajtje e rrugëve të brendshme ?në çdo njësi vendore e në çdo lagje.

✅️Krijimin e një terminali dhe agjencie udhëtimi për transportin lokal??

✅️Përmirësimi i shërbimit zjarrfikës? dhe shpëtimit të jetës, me mjete bashkohore, pajisje e trajnim periodik.

✅️ Sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, shtimin e hapësirave të gjelbërta??

✅️Ofrimi FALAS i shërbimit funeral si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.

✅️Pajisja me sinjalistikë të brendshme e rrugëve, emërtim dhe shenja të tjera dalluese??. 

Këto dhe shumë të tjera në shërbim të qytetarëve pas 14 majit. Ndryshim rrënjësor i punëve me motivin "pa shërbim nuk ka taksa" Së bashku rikthejmë punën në dobi të qytetarit!

Të këshilluara

Zgjedhje pa garë për Vlorën

Më 14 prill të këtij viti, një muaj larg ditës së zgjedhjeve, kryetari aktual i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli i dha dorën në mënyrë ceremoniale kandidatit sociali...

17:39

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI