Flash

Zbulim i rëndësishëm/ Si qelizat kancerogjene i shpëtojnë sistemit imunitar

Lapsi.al 1 May 2023
Zbulim i rëndësishëm/ Si qelizat kancerogjene i

Një zbulim i madh raportohet se është bërë në luftën kundër kancerit. Për herë të parë, është identifikuar mekanizmi që u mundëson qelizave të kancerit t'i shpëtojnë zbulimit dhe shkatërrimit nga sistemi imunitar i trupit të njeriut. Kjo u zbulua nga një grup studiuesish nga Qendra Kombëtare e Kancerit në Singapor. Ekipi identifikoi praninë e qelizave para-metastatike brenda tumoreve, të afta të lëviznin nga zona ku tumori filloi në pjesë të tjera të trupit nëpërmjet nyjeve limfatike.

Studiuesit panë se një pjesë e konsiderueshme e qelizave CD8+, një komponent kyç i sistemit imunitar që kërkon dhe vret qelizat anormale siç janë qelizat e kancerit. Por ato ishin “shterur” dhe ‘ishin të paafta për të përmbushur rolin e tyre mbrojtës. Kjo ndodh kur qelizat imune janë ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj kancerit dhe nuk kanë qenë në gjendje ta pastrojnë atë. Ky zbulim thuhet se i hap derën zhvillimit të strategjive të reja për trajtimin e kancerit dhe shërimin edhe të atyre më vdekjeprurës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Temat më të famshme të Met Gala

Pak orë na ndajnë nga ngjarja më e rëndësishme botës së modës Met Gala. Një ngjarje vjetore për mbledhjen e fondeve për Muzeun Metropolitan të Artit në qytet...

17:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI