Flash

Lajçak: Takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel do të jetë shumë i rëndësishëm

Lapsi.al 1 May 2023
Lajçak: Takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel do

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi se takimi i nesërm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të jetë shumë i rëndësishëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka bërë një përmbledhje të takimeve të tij që zhvilloi javën e kaluar, Lajçak u shpreh se gjatë takimit me Kurtin, diskutoi rreth detajeve për takimin me Vuçiçin.

“Java ime e fundit filloi dhe përfundoi në vendet për të cilat Ballkani Perëndimor është në krye të agjendës. Në Vjenë fola për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin e tij në rajonin e gjerë gjatë një paneli diskutimi në Universitetin Webster. U ktheva në Bruksel, pata një nga shkëmbimet e mia të rregullta me socialdemokratët në Parlamentin Evropian, të cilët ndjekin nga afër rajonin dhe rregullisht udhëtojnë dhe ndërveprojnë me Ballkanin. Dhe e mbylla javën time në Greqi ku mora pjesë në Forumin Ekonomik vjetor Delphi në qytetin antik të Delphi. Greqia, si një fqinj i drejtpërdrejtë i Ballkanit, e njeh dhe e kupton mirë rajonin dhe prandaj forumi i kushtoi vëmendje të veçantë të ardhmes evropiane të rajonit.

Ky ishte edhe fokusi i panelit tim këtë vit. Dhe konferenca nuk do të ishte e njëjtë pa takuar kolegë dhe partnerë nga rajoni dhe më gjerë. E informova mikun tim të mirë gek, Ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias për të fundit në hialog, u takova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë një takim veçanërisht i rëndësishëm. Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, unë jam përsëri për udhëtim. Këtë herë po shkoj në Bosnje dhe Hercegovinë për t’u takuar me një numër bashkëbiseduesish dhe për të marrë një përshtypje për pikëpamjet, shqetësimet dhe ëndrrat e njerëzve në një vend që është shumë afër zemrës sime”, shkroi Lajçak në Twitter.

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagosen dy të rinj

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi sot pasdite pranë fshatit Sheqishte në Fier. Automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. Sh....

18:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI