Flash

Eksportet e bimëve mjekësore bien 8% për muajt janar-mars nga zhvlerësimi i euros dhe mungesa e fuqisë punëtore

Lapsi.al 1 May 2023
Eksportet e bimëve mjekësore bien 8% për muajt janar-mars nga

Rënia e fortë e monedhës euro, si dhe emigrimi i popullsisë ka ngadalësuar eksportet e bimëve mjekësore.

Për periudhën janar-mars sipas të dhënave të INSTAT eksportet e grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” u ulën 8,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për vitin 2023 rënia e eksporteve të këtij grupi është më e fortë se muajt janar-mars 2020, ku muaji mars përkoi me nisjen e pandemisë së Covid-19. Në 3 mujorin e parë të 2020-s eksportet e bimëve medicinale ranë rreth 2% krahasuar me periudhën janar-mars 2019.

Ndërsa në peshën neto eksportet e bimëve medicinale për janar-mars 2023 janë rritur rreth 2,3% më shumë se e njëjta periudhë e 2022-t.

Shoqata e bimëve medicinale dhe aromatike thekson se faktorët kryesore që kanë ndikuar në ngadalësimin e eksporteve janë zhvlerësimi i monedhës euro dhe ulja e popullsisë së zonave malore, që kanë prekur mbledhjen e bimëve medicinale.

Filip Gjoka kryetari i shoqatës pohoi më herët se humbjet e kompanive për çdo transaksion me vlerë 50,000 euro arrijnë 10% krahasuar me vjet për shkak të rënies së euros.

Përfaqësuesit e shoqatës gjithashtu ngrenë shqetësimin për edhe problematikën e emigracionit të popullsisë, por edhe të largimit të banorëve të zonave rurale drejt atyre urbane. Problemi i mprehtë i mungesës së punonjësve ka detyruar edhe sektorin e bimëve medicinale t’i kthejë sytë nga vendet aziatike. Rreth 29 punonjës nga India pritet të vijnë në muajt maj-qershor për t’u punësuar në fabrikat e përpunimit të bimëve mediciale.

Kompanitë janë duke shqyrtuar mundësinë për përfshirjen e punonjësve të huaj edhe në sektorin e mbledhjes së bimëve në zonat malore.

Për periudhën janar-mars 2023 sipas të dhënave të INSTAT 28% e eksporteve të grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” kishin destinacion Gjermaninë, 29% e tyre u eksportuan në SHBA, pjesa tjetër në Turqi, Greqi etj.

Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, edhe për 2023 kërkesa për bimë medicinale sipas kompanive eksportuese është e lartë në tregjet e huaj. Eksportet kryesohen nga artikuj, si: sherebela, rigoni, bima e trumzës, rozmarinë dhe dëllinjë e zezë. Çmimi i dëllinjës së zeza që prodhon xhinin është rritur 30%. Kërkesë e shtuar këtë vit për të gjitha llojet e bimëve është shënuar edhe në Japoni./Monitor/

Të këshilluara

Berisha: Po më ndjek kudo hija e Tom Doshit

Gjatë një takimi me elektoralin e tij në Vaun e Dejës, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila. Por gjatë fjalës së tij ai sh...

20:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI