Flash

Berisha: Rama nuk del në debat për shkak të vilës në Surrel

Lapsi.al 1 May 2023
Berisha: Rama nuk del në debat për shkak të vilës në

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi pasuesin e tij, Edi Rama si shumë të korruptuar. Në një takim që zhvilloi në Paskuqan, Berisha tha se Rama është pasuruar në mënyrë të dyshimtë ndaj shmang debatin publik me të.

“Por Edi Rama nuk del dot kurrë. Si mund të dalë ai që jeton në saraje. Kam qenë rrogëtar i këtij shtetit këto 30 vite, një apartament 130 metra kam. Absolutisht, pa kredi më të madh nuk e blija dot. Kjo është e vërteta.

Po ti që ndërtove sarajet me 720 metra gjatësi themelet, me 5 mijë metra parkun përreth, me ullinj 3-400 vjeçar që kushtojnë nga 20-30 mijë euro. Ku i gjete këto, hajde këtu Edi Rama, duhet të dalës tu thuash këtu qytetarëve nga mbijnë ato. Se ti na thua jam nga bregu, se po qe nga bregu, Surreli nuk është në breg, nuk i ke trashëgim, as nga nëna as nga baba ato, i ke vjedhur, ndaj dhe nuk del. I ke vjedhur, i ke vjedhur” – tha Berisha që më pas e sfidoi me pasurinë e familjarëve.

“E kam ftuar dhe e ftoj, hajde këtu dil para qytetarëve. Ti ke familjar, unë kam familjar, ti marrim njëherë tefteret e shtetit të gjitha. Të dalë, çfarë tenderash kanë fituar familjarët e mi nga shteti dhe çfarë tenderash kanë fituar familjarët e tu. Me ligj familjarët tanë nuk mund të fitojnë tendera.

Ligji nuk e lejon. Ligji nuk e lejon pushtetarin të përdorë pushtetin e tij për ti dhënë tendera familjarit të vet. Që në atë moment është vjedhje, është përdorim i pushtetit për të pasuruar veten. Nuk del dot, sepse i nxjerr unë këtu të paktën 100 tendera për Armando Frangun, baxhanakun e tij, të paktën 100 ja nxjerr një e nga një. Ja këtu.

I nxjerr me dhjetëra tendera për thjeshtrën. Edhe ajo një vajzë e re, vajzë e mirë nuk them, por i shkatërroi të gjitha studiot e arkitektëve në Tiranë, sepse është lidhur me një kompani të huaj, kompania e huaj fiton tenderat, këtë e merr nënkontraktore dhe çdo projekt do të marrë bekimin e saj. Nuk del dot Edi Rama, nuk del dot sepse ka marrë përsipër të përdorë pushtetin për pasurimin e tij.

Urdhëro hajde pak të të tregoj se çfarë drame ka krijuar Olsi me ortakët e vet, mbi 2 miliardë euro me call centera. Nuk del dot sepse detyrohet të ikë po të dalë. Prandaj dhe as Kipen nuk lejon të dalë. Nuk lejon asnjë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Temat më të famshme të Met Gala

Pak orë na ndajnë nga ngjarja më e rëndësishme botës së modës Met Gala. Një ngjarje vjetore për mbledhjen e fondeve për Muzeun Metropolitan të Artit në qytet...

17:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI