Flash

Arratisen 7 shqiptarë nga qendra e emigracionit në Britani

Lapsi.al 30 April 2023
Arratisen 7 shqiptarë nga qendra e emigracionit në Britani

Trazira brenda qendrës së emigracionit në Britani. Mediat e huaja raportojnë se 13 persona, mes tyre edhe shqiptarë u arratisën nga vendi ku po mbaheshin, pas një konflikti që nisi në palestër.

Pesë u kapën, por tetë të tjerë, përfshirë shtatë shqiptarë janë ende në arrati. Disa prej tyre janë të dënuar me trafik droge.

Sherri mes tyre filloi kur 40 të arrestuar u penguan të përdornin palestrën në qendrën e largimit të imigracionit Yarl's Wood, në Milton Ernest, Beds. Të arrestuarit, të cilët mbaheshin në qendër në pritje të dëbimit, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të dëmtuar pronën dhe ambjentet.

Ndihmës shefi i policisë së Bedfordshire, Karena Thomas tha: “Gjatë incidentit, 13 persona u larguan nga ambientet përmes gardhit të jashtëm.

“Pesë prej tyre janë arrestuar, por tetë të tjerë, shtatë shqiptarë rreth të 20-tave dhe një rreth të 30-tave, janë ende në kërkim. Ne po vazhdojmë të hetojmë vendndodhjen e tyre për të garantuar sigurinë e të arrestuarve si dhe publikun e gjerë dhe dëshirojmë të sigurojmë njerëzit se asnjëri nuk paraqet ndonjë rrezik për komunitetin e gjerë.”

Një burim i afërt me Sekretaren e Brendshme Suella Braverman tha se ajo kishte qenë në kontakt me shefin e policisë për të siguruar që po bëhet gjithçka për t'i gjetur ata.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI