Flash

Rama nuk ngopet me pushtet: Opozita nuk duhet të ketë më asnjë shans për të qeverisur

Lapsi.al 29 April 2023
Rama nuk ngopet me pushtet: Opozita nuk duhet të ketë më

Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral në Gjirokastër, tha se opozita nuk duhet të ketë më asnjë shans për të qeverisur.

Kreu i qeverisë theksoi se qyteti i Gjirokastrës ka qenë lënë në harresë nga qeverisja e kaluar ndaj dhe sipas tij, qytetarët nuk duhet t’i votojnë më për të marrë drejtimin e bashkisë.

“Sot jemi këtu sepse ka një akses të ri, më në fund by passi i qytetit është realitet dhe së bashku me parkingun nëntokësor në sheshin e Çërçizit janë dy vepra të reja që do ta lehtësojnë tërësisht zonën historike nga makinat dhe do ta bëjnë shumë më të jetueshme dhe tërheqëse Gjirokastrën për këmbësorët, duke rritur më shumë vlerën e pronës dhe atraksionin turistik të saj.

Është dashur kohë për t’i bërë këto punë, por do të doja që për një moment të ktheni sytë mbrapa dhe të shihni nga sa larg e kemi nisur punën dhe sa rëndë ishte Gjirokastra kur morën detyrën dhe çfarë braktisje dhe përbuzje pati për këtë qytet në vitet e qeverisjes së atyre që nuk duhet të kenë më asnjë shans jo këtu por askund në Shqipëri.

Më vjen mirë të jemi në gjendje të flasim përmes punëve. Në bashkitë tona flasin punët”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

Zgjedhjet në Kavajë, garë për çdo votë

Bashkia e Kavajës është një nga zonat që ka kaluar nga një bastion i Partisë Demokratike në një thuajse bastion të Partisë Socialiste. Në vitin 2007, kandida...

11:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI