Flash

Meta: Edhe 2 javë, do të ndahemi nga monizmi dhe korrupsioni

Lapsi.al 29 April 2023
Meta: Edhe 2 javë, do të ndahemi nga monizmi dhe korrupsioni

Kur na ndajnë vetëm 2 javë nga zgjedhjet e 14 majit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur optimist për rezultatin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se në këtë datë vendi do të ndahet monizmi dhe korrupsioni.

“Edhe 2 javë dhe populli i Maliqit ndahet me monizmin, korrupsionin, arrogancën dhe “trenin elektrik” të atij që në 25 vite nuk zgjidhi as problemin e kanalizimeve. Me Dr. Alfred Gegën si Kryebashkiak, Maliqi hyn në rrugën e bashkëjetesës qytetare dhe të llogaridhënies.

Fitorja e Dr. Fredit do të jetë shumë bindëse sepse personaliteti dhe përkushtimi i tij është i provuar për tre dekada nga të gjithë ata, të cilëve u shërbeu me dashuri dhe humanizëm. Fitorja e koalicionit tonë në Bashkinë e Korçës dhe në të gjithë Qarkun, do ta ketë fitoren e Bashkisë Maliq si “qershia mbi tortë”. Bashkë Fitojmë!”, shkruan Meta.

Të këshilluara

Zgjedhjet në Kavajë, garë për çdo votë

Bashkia e Kavajës është një nga zonat që ka kaluar nga një bastion i Partisë Demokratike në një thuajse bastion të Partisë Socialiste. Në vitin 2007, kandida...

11:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI