Flash

KLP sjell anëtarët e vet në Tiranë në konflikt me ligjin

Lapsi.al 29 April 2023
KLP sjell anëtarët e vet në Tiranë në konflikt me

Më 24 prill, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi projekt-aktin për transferimin e përhershëm të tridhjetë prokurorëve si pasojë e zbatimit të hartës së re gjyqësore. Mes prokurorëve të transferuar figurojnë edhe dy anëtaret e KLP-së, Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi, të cilat me vendim të kolegëve të tyre në Këshill do ta ushtrojnë detyrën në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, pavarësisht se ligji për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” u ndalon atyre procedurat e lëvizjes paralele deri në tre vjet pas mbarimit të mandatit.

Ky përjashtim ligjor synonte të shmangte konfliktin e interesit në vendimarrjet e këshillave në sistemin e drejtësisë. Esmeralda Keshi ushtronte detyrën e drejtueses së Prokurorisë së Dibrës kur u zgjodh anëtare e KLP-së, ndërsa Eloida Goxhi drejtonte Prokurorinë e Rrethit të Beratit. Ndonëse sipas ligjit ato duhej të riktheheshin në pozicionet e tyre të mëparshme pas mbarimit të mandatit në KLP, me votat e nëntë kolegëve të Këshillit kanë siguruar secila nga një vend në Prokurorinë e Tiranës, kohë përpara se t’u përfundojë mandati.

E pyetur nga BIRN për këtë vendimarrje, Esmeralda Keshi kërkoi që pyetja t’i drejtohej Këshillit të Lartë të Prokurorisë “ që të mbajë qëndrim zyrtar dhe të sqarohet vendimarrja”. Kryetari i KLP, Alfred Balla dhe anëtarja tjetër Eloida Goxhi ishin të paaritshëm për koment. Vendimi i KLP-së për transferimet e përhershme pa pëlqim ka shkaktuar reaksion dhe është kundërshtuar nga një grup prokurorësh të shkallës së parë, të cilët e konsiderojnë vendimin në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë, barazisë, objektivitetit dhe transparencës në zhvillimin e karrierës së prokurorëve.

Përmes një ankese drejtuar KLP-së të parë nga BIRN, prokurorët thonë se presin një proces të drejtë të zhvillimit në karrierë, nëpërmjet mekanizmave ligjorë të lëvizjeve paralele dhe rotacioneve periodike. Në reagim, prokurorët shprehen se bllokimi për një kohë të gjatë i vendeve vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm të cilësuara si zyra karriere, ato të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, si dhe zënia e një pjesë të tyre nëpërmjet procedurave të tilla ai ajo e vendimarrjes së të hënës, vendos në pozita të pabarabarta dhe dekurajuese prokurorët.

Ata e vlerësojnë si të domosdoshme nisjen sa më shpejt të procedurave të lëvizjeve paralele për të gjithë pozicionet vakante në sistemin e prokurorisë, në përputhje me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është i vetmi që vendosi të transferojë në Tiranë dy anëtaret e veta, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Më 31 janar 2023, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me votë unanime të anëtarëve të pranishëm që të transferonte anëtaren e vet, Marçela Shehu, nga Gjykata e Kurbinit në atë të Tiranës – e cila konsiderohet gjithashtu një gjykatë karriere. KLGJ pretendoi se nuk kishte vepruar në kushtet e konfliktit të interesit, por se kishte bërë ‘transferim të detyruar’ të gjyqtares Shehu nga Kurbini në Tiranë, për shkak se ajo gjendej jashtë strukturës organizative të gjykatës ku ishte emëruar. /Reporter.al

Të këshilluara

Zgjedhjet në Kavajë, garë për çdo votë

Bashkia e Kavajës është një nga zonat që ka kaluar nga një bastion i Partisë Demokratike në një thuajse bastion të Partisë Socialiste. Në vitin 2007, kandida...

11:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI