Flash

Ish-dhëndri u dogji banesën, 14-vjeçari: Gjyshen tentuan ta mbysnin në shtrat, mua më janë djegur këmbët

Lapsi.al 29 April 2023
Ish-dhëndri u dogji banesën, 14-vjeçari: Gjyshen tentuan ta

14 vjeçari Ledion Bilo ka folur pasi ish njerku i vuri flakën shtëpisë së tij në Llakatund të Vlorës dhe për pasojë mbeti i lënduar bashkë më gjyshen e tij.

Ai ka treguar se ish bashkëjetuesi i nënës së tij i ka dhunuar fillimisht në banesë së bashku me shokun e tij dhe më pas i ka vënë flakën banesës së Luftie Fanaj.

14 vjeçari tregon momentet e ngjarjes dhe deri kur arriti të largohej nga banesa në flakë.

Ai gjithashtu thekson se kanë tentuar që të mbysin edhe gjyshen e tij në shtrat. Ledion Bilo shton se ka arritur që të dalë nëpërmjet dritares me nënë e sëmurë në krah dhe se ka pësuar djegie në këmbë.

“Bashkëjetonte me mamin më përpara. U ndanë dhe nga inati erdhi në shtëpi na dhunoi dhe na vuri flakën. Kanë jetuar në Kosovë. Kanë një djalë të vogël. Mami ka dy muaj që është ndarë. Na kërcënoi. Mbrëmë na dhunoi me duar dhe grushte. Pastaj mua më kanë qëlluar në kokë dhe kurriz dhe më ka rënë të fikët.

Kur u zgjova e gjeta veten në shtrat i shtrirë dhe i kishte vënë flakën shtëpisë.

E mora nënën e sëmurë në krah dhe ika tek dajat. Dola nga dritarja. Shtëpia u dogj plotësisht.

Më janë djegur këmbët ndërsa nënën kanë tentuar ta mbysin në shtrat. Po mundoheshin ta vrisnin dhe qëllonin me grushte. Ai tjetri më mbante dhe nuk kisha se çfarë të bëja“, tregon ai.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/WhatsApp-Video-2023-04-29-at-11.16.32-AM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI