Flash

Zhdukja e dy personave në Sarandë, gjykata lë në burg të arrestuarin (Emri)

Lapsi.al 28 April 2023
Zhdukja e dy personave në Sarandë, gjykata lë në burg

Ka dalë ditën e sotme para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës, 28 vjecari Sofokli Baxheri i njohur shkurt me emrin Sofo. Ky i fundit u ndalua në orët e para të mëngjesit të djeshëm pas një urdhër arresti të lëshuar nga prokurorja Esmeranda Basho, si person i dyshuar për veprat penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës” dhe “deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Baxheri dyshohet se i ka dhënë me qera një banesë në fshatin Nivicë, personave të dyshuar si autorë të rrëmbimit e ndoshta vrasjes së 46 vjecarëve Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi dhe të vendosjes së eksplozivit në banesën e 54 vjecarit Lefter Lefteri alias Afëz Kulla.

Baxheri akuzohet gjithashtu se kë gënjyer gjatë deklarimeve të tij kur është marrë në pyetje nga policia. Siç bëhet me dije, disa ditë më parë Baxheri është shoqëruar nga policia bashkë me disa të rinj të tjerë nga Saranda, si persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen e rëndë. Ata janë kryesisht lidhje shoqërore të disa personave me precedentë penalë që dyshohet se fshihen pas rrëmbimit të dy 46 vjecarëve. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se Baxheri ka “kyçur” gojën para oficerëve të policisë gjyqësore duke mos qenë bashkëpunues.

Këta të fundit kërkojnë prova se kush fshihet pas automjetit që u gjet në garazhin e banesës së Baxherit në Nivicë, automjet i cili rezulton i përfshirë në ngjarjen e rrëmbimit dhe tritolit. Në fakt për rastin e shpërthimit me eksploziv, rezulton cuditërisht që Baxheri të jetë shok me djalin e Lefter Lefterit. Në përfundim të seancës së sotme, gjyqtari Alban Veçani vendosi për 28 vjecarin Sofokli Baxheri, masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërkohë që ai më pas u transferua drejt burgut të Bënçës në Tepelenë.

Të këshilluara

Ndryshojnë çmimet e karburantit në vend

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 28 Prill 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Si rrjedhojë çmimet e vendosura ...

15:47

Parashikimi i motit për fundjavën

Moti për fundjavën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ku do të ketë prezencë të alternimeve dhe vranësirave kalimtar...

15:37

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI