Flash

Zëdhënësi i BE: Më 2 maj do të prezantohet drafti i parë i statutit të Asociacionit

Lapsi.al 28 April 2023
Zëdhënësi i BE: Më 2 maj do të prezantohet drafti i

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se në takimin e 2 majit, në rend dite do të jetë miratimi i deklaratës për të pagjeturit dhe prezantimi i draftit të parë të statutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Ai ka folur disa ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të takohen në Bruksel. Stano nuk ka komentuar kritikat që liderët serb i kanë bërë për zgjedhjet lokale të mbajtura në veriun e Kosovës.

Ai ka thënë se më 2 maj, palët do të mbajnë takim të nivelit të lartë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell si dhe atij special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

“Ky takim do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe pritet që palët të miratojnë deklaratën për personat e pagjetur si pikë të parë të rendit të ditës, dhe kjo do të pasohet nga prezantimi i draft-statutit të parë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe diskutimi rreth kësaj”, ka thënë Stano.

Takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të mbahet më 2 maj në kryeqendrën evropiane.n Kjo vjen pasi një muaj më parë palët janë takuar në Ohër ku janë dakorduar për aneksin e marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Të këshilluara

Ulet sërish çmimi i naftës

Çmimi i naftës është ulur sërish, duke prekur shifrën 174 lekë për litër. Ky është çmimi më i ulët për naftën, që Bordi i Transparencës ka vendosur që nga kr...

18:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI